Liga e Kampionëve, Botërori dhe Evropiani, këtë trofe e zgjedh Rabiot

by admin
Spread the love

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot në një intervistë për “DAZN”, ka thënë se ishte trajneri Massimiliano Allegri i cili e bindit që të transferohet në Torino.

“E kisha takuar Allegrin sezonin para se të mbërrija te Juventusi. Ishte ai që më donte këtu, por kur firmosa, ai u largua”, ka thënë Rabiot.

Ai ka folur edhe për rinovimin me torinezët.

“Do të flasim më vonë”, tha ai.

Rabiot thotë se ëndërron trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja mes Champions League-s, Botëror-it dhe Evropian-it, do të zgjidhja Champions League-n, sepse është gara më e vështirë për t’u fituar”, ka pohuar Rabiot.

You may also like