Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës do të përcaktojnë emrat e skuadrave që do të shkojnë mes 16 më të mirëve të turneut. Dhe që në sfidat e para ka përplasje interesante që shohin në fushë edhe pretendentë për t’i shkuar deri në fund aktivitetit.
Në ndeshjet e para në fushë zbret Milani, që luan i qetë pas fitores 3-0 në sfidën e parë në shtëpi ndaj Ren. Kjo i ka mundësuar trajnerit Pioli që të lërë në pankinë emra të rëndësishëm zi Loftus-Çik dhe Zhiru.
Ndërkaq, edhe Karabak i Redon Xhixhës duhet të administrojë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë ku mundi 4-2 Bragën. Sulmuesi shqiptar e nis këtë ndeshje nga stoli.
FORMACIONET ZYRTARE
KARABAK-BRAGA (4-2)
FRAJBURG-LENS (0-0)
REN-MILAN (0-3)
TULUZË-BENFIKA (1-2)
PANORAMASPORT.AL