Lideri i tabelës Besa e Dobërdollit, mysafire e Bellasicës në Strumicë – Shqip

by admin
Spread the love

Kampionati republikan në Ligën e dytë të futbollit vazhdon sot me ndeshjet e javës së 17-të. Lideri në renditjen e tabelë kampioni vjeshtor Besa e Dobërdollit është mysafire e Bellasicës në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Mysafirët të cilët kanë një epërsi të madhe të pikëve në krahasim me Pelisterin në vendin e dytë udhëtojnë pa asnjë ngarkesë, me të vetmin qëllim që të mundohen të japin më të mirën e tyre dhe të nxjerrin rezultat pozitiv për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejtë elitës.

”Do të jetë ndeshje e vështirë këtë e dimë të gjithë, por neve jemi të përgatitur maksimalisht për çdo sfidë që na pretë parandej besojmë se do të kthehemi kryelartë nga Strumica” tha kapiteni Armend Alimi

Arsimi I Çegranit udhëton drejt Kamenicës me një qëllim që të vazhdon rrugëtimin e sukseseve të saja për te mbetura ne mesin e katër ekipeve më të mira. Bashkimi i Kumanovës pas fitores kundër Ohrit si mysafire, sot përballet me Pobedën në Prilep me shpresë se do të kthehen me rezultat pozitiv. Në manastir luhet derbi i Pellagonisë, Novaci – Pelisteri, Osogova në Koçani takohet me Teteksin, Karaormani prêt ekipin fqinjë të Ohrit, Kozhufi në Gjevgjeli takohet me Vardarin e Negotinës, ndërsa një ndeshje interesante pritet të zhvillohet mes Detonit Pllaçkovica dhe Skopje.

Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim në ora 14:00, takohen: Bellasica – Besa, Kozhufi – Vardari, Detonit Pllaçkovica – Skopje, Kamenica Sasa – Arsimi, Novaci – Pelisteri, Osogova – Teteksi, Pobeda – Bashkimi dhe Karaormani – Ohri.

You may also like