Lewandowski flet për Messin: Fjalët e tij ndaj meje më prekën

by admin
Spread the love

Ylli i Bayern Munichut, Lewandowksi ka sqaruar emocionet e tij lidhur me fjalimin e argjentinasit për Topin e Artë.

Messi pranoi se Lewandowski duhet të ketë të paktën një Top të Artë në emrin e tij në këtë pikë të karrierës së tij duke pasur parasysh përsosmërinë e tij në fushë me Bayern Munich.

Dhe pas një interviste në të cilën Lewandowski thotë se ai ishte keqinterpretuar duke vënë në dyshim qëllimet e Messit, sulmuesi polak ka thënë se “ato nuk ishin fjalë boshe” që i drejtoheshin atij.

“Fjalët e Messit ndaj meje [për Topin e Artë] më prekën me të vërtetë”, tha Lewandowski për Bild. “Nuk ishin fjalë boshe, ishte një moment i bukur në karrierën time.

“Unë fola vetëm disa fjalë me Leon [një për një], sepse spanjishtja ime nuk është aq e mirë. Fola me Kylian [Mbappe] në anglisht, ai më pas përktheu për Leo. Ishte një natë e mrekullueshme.”

Për atë që do të duhej për të fituar Topin e Artë në të ardhmen, Lewandowski shtoi: “Ka të bëjë me detaje të vogla, gjithçka duhet të jetë në vend. Ajo që mund të garantoj është se do të vazhdoj të bëj punën time dhe të sjell paraqitjet e mia më të mira”, është shprehur Lewandowski.

Ndryshe, Lewandowski mbylli për të tretin vit kalendarik radhazi si golashënuesi më i mirë në Evropë, në këtë të fundit ku realizoi 69 gola në 58 ndeshje të zhvilluara për vitin 2021.

You may also like