Lëvizja surprizë e De Laurentiis, Napoli futet në garë për Nicolo Zaniolo

by admin
Spread the love

Nicolo Zaniolo është objektivi më i ri i Napolit, sipas Corriere dello Sport. Aurelio Di Laurentiis kërkon t’i surprizojë të gjithë me transferimin e yllit të Romës, që e synon edhe Juventusi.

Zaniolo shikohet si pasuesi i Lorenzo Insigne, i cili nuk rinovoi dhe do të luajë në MLS me Toronton. Vlerësimi i kartonit të tij është 50 milionë euro, por Napoli do tentojë ta bëjë tijin italianin.

Cilësitë e tij nuk vihen ne diskutim dhe për momentin bisedimet për rinovimin me Romën kanë mbetur në vendnumëro.

Te Napoli Zaniolo do të gjente një trajner të veçantë për të. Spalleti e thirri atë për herë të parë në një ndeshje të Serie A, më 14 prill 2018 në Atalanta-Inter. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like