Lëvizja e parë në merkato, Juventus “prenoton” futbollistin brazilian, vjen nga Serie A

by admin
Spread the love

Juventus po përgatitet të bëjë lëvizjen e parë për sezonin 2024-25. Felipe Anderson tani është një hap larg bardhezinjve, ku sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi do të vijë si përforcim me parametra zero.

Kontrata që e lidh me Lazion skadon më 30 qershor dhe rinovimi nuk është një opsion, pavarësisht përpjekjeve të fundit nga drejtuesit e kryeqytetasve për ta bindur atë të qëndrojë, braziliani do të largohet nga Biancocelesti në fund të sezonit për të nisur një aventurë të re në Torino.

Sipas asaj që raportohet nga Romeo Agresti, në fakt tashmë është duke u përcaktuar kalimi i Felipe Anderson te Juventusi. Drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë për detajet përfundimtare dhe për të siguruar kështu firmën e tij.

Një kontratë shumëvjeçare është gati për play-makerin brazilian, me një pagë që duhet të jetë rreth 3 milionë euro në sezon në Torino.

You may also like