Letargjia e Mançester Junajtid, trajneri Ten Hag: Do flas me ekipin

by admin
Spread the love

Pas paraqitjes letargjike në Njukasëll, trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, tha se do të flasë me skuadrën. “Ne patëm një pjesë të parë të vështirë. Thamë në pushimin e pjesës së parë, jemi të kënaqur që jemi 0-0 dhe duhet të qëndrojmë në lojë. Patëm një rikthim të mirë në pjesën e fundit të lojës, kjo është lufta që duhet të tregojmë.

Do të flas me skuadrën për këtë. E kemi parë pas Sitit, patëm një humbje të rëndë, por më pas qëndruam së bashku, duke i qëndruar stoik planit dhe vazhduam të ecim përpara. Paraqitja e Rashfordit? Ai punon fort dhe po investon shumë. Ai do të rikthehet. Do ta rimarrë veten dhe ka të gjithë mbështetjen tonë”.

Ndërkohë që Edi Hau e quajti një nga ndeshjet më të mira të Njukasëllit këtë sezon, pavarësisht se humbi portierin Poup, i cili nxori shpatullën dhe do të ketë nevojë për një operacion.

PANORAMASPORT.AL

You may also like