Leo Messi magjik, realizon dy kryeveprat e radhës me Interin

by admin
Spread the love

Leo Messi nuk ndalet. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar dygolëshin e radhës me Inter Miamin në MLS.

Skuadra nga Florida, siguroi një kualifikim drithërues në raundin e 1/8-ve të Kupës së Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Interi e mbylli në barazim 4-4 kohën e rregullt ndaj Dallasit, me “pleshtin” që realizoi dy gola shumë të bukur. Të parin që zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë, pasi një asisti nga Jordi Alba. Një aksion që e kemi shijuar pafund herë të Barcelona.

Ndërkohë që Kampioni i Botës me Argjentinën, ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi pesë minuta përpara fundit. Duke vulosur barazimin 4-4. Më pas penalltitë, Messi shënoi sërish, njësoj vepruan edhe shokët e skuadrës dhe Interi festoi kualifikimin në raundin e 1/8-ve.

36-vjeçari nga Rosario numëron 7 gola dhe 1 asist në 4 takimet e zhvilluara me skuadrën e re. Messi u largua nga PSG dhe firmosi në SHBA me Inter Miamin deri në dhjetorin e vitit 2025./Supersport


Top Channel

You may also like