Lënia e mandateve! Nora Malaj zbulon bisedën që nuk e dinim me Grida Dumën: Ja kush është faji më i madh i jetës sonë

by admin
Spread the love

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka folur për miken e saj, Grida Duma, e historinë e saj si një politikane në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Nora Malaj tregoi para kamerave se çfarë tha Grida Duma në momentin që të gjithë po shkonin për të lënë mandatet e tyre në vitin 2019.

“Grida është natyrë anti-konformiste, edhe pse ka bërë konformiza për hir të partisë. Në momentin kur do të jepni mandatin më tha, nuk e kuptoj se pse na ka kapur gjithë kjo histeri dhe nuk e kuptojmë çfarë po bëjmë. Do të vijë një moment tha, që ne do të themi, ne kemi bërë fajin më të madh të jetës sonë,” – tha në fjalën e saj Malaj.

Në vitin 2019, në muajin shkurt, opozita asokohe e përbërë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi vendosi që të dorëzonte mandatet e fituara nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Hera e parë në historinë e vendit që një gjë e tillë ndodhi, ndërsa ulëset në Kuvend nga ana e opozitës nuk u plotësuan kurrë plotësisht, por u zëvendësuan me kandidatët e tjerë nga listat. Asokohe ndër të vetmit që nuk e dogjën mandatin ishin deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ndërsa kundër marrëveshjes Basha-Kryemadhi doli edhe ish-presidenti Ilir Meta.

VIDEO:

You may also like