LEN braktis Kuvendin: Do të ashpërsojmë masat nëse nuk na jepet anëtari në KSHZ

by admin
Spread the love

Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i KSHZ-së nga Opozita Shqiptare. Deputetja Safije Sadiku tha se durimi i opozitës është nga fundi.
“Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati ynë për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ. Në të vërtetë, mbrojtja e të drejtës sonë për antëtar të KSHZ-së nuk është vetëm interes i yni politik, por kështu mbrohen fondamentet për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike. Prandaj, për ne e kotë do të jetë edhe qeveria teknike nëse KSHZ-ja mbetet e pakompletuar ose raporti i anëtarëve aty mbetet 5:2 në favor të pushtetit”, kanë deklaruar nga LEN.

MARKETING



You may also like