“Lëkundet” Rishi Sunak/ Poshtëronte stafin, dorëhiqet zv/kryeministri britanik 

by admin
Spread the love

Dominic Raab është detyruar të japë dorëheqjen si zëvendëskryeministër pasi Rishi Sunak pranoi me ngurrim rezultatet e një hetimi zyrtar, që dilte në përfundimin se numri dy i qeverisë kishte vepruar ndaj vartësve në mënyrë agresive dhe frikësuese.

Hetimi pesë mujor tregoi se gjatë kohës kur shërbente si sekretar i jashtëm, Raab ishte përfshirë në “abuzim ose keqpërdorim të pushtetit” për të minuar ose poshtëruar stafin. Ai ishte “i ashpër e përdorte tone fyese edhe në takimet në Ministrinë e Drejtësisë, thuhet aty.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Raab nenvizonte se kishte vendosur të largohej nga posti i zëvendëskryeministrit dhe sekretar i drejtësisë pas raporti tregoi se të paktën se disa nga pretendimet e bëra kundër tij ishin të justifikuara.

“Mora përsipër të largohem nëse kishte konstatim për bullizëm. Besoj se është e rëndësishme që ta mbaj fjalën”, u shpreh ai.

Kryeministri Rishi Sunak tha se e po e pranonte me trishtim të madh këtë dorëheqje. Raab do të zëvendesohet tanimë nga Oliver Dowden. CNN e përshkruan largimin e tij si një goditje për Sunakun që është përshkruar si më i butë se paraardhësit e tij Liz Truss dhe Boris Johnson.

Raab, i cili dhe në letrën e dorëheqjes ia kujtoi sesa besnik i ka qëndruar Sunakut i cili me dorehehëjen e tij si kancelar vulosi shembjen e qeverisë Johnson, është parë gjithmonë si një një mbështetës i fortë i Brexitit dhe një gur themeli i krahut të djathtë të parties konservatore.


Top Channel

You may also like