Lëkundet pankina e ten Hagut, Ratklif preferon Poterin për ta zëvendësuar

by admin
Spread the love

Hierarkia e Junajtidit nuk ka ende plane të ndryshojë trajner pavarësisht tre humbjeve në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së Ten Hagut. Por aksionari i ardhshëm i “djajve”, Sër Xhim Retklif, e ka bërë zgjedhjen e tij në rast se vendos që të shkarkojë holandezin.

Ai është Graham Poter, ish-trajneri i Çelsit dhe Brajtonit, i cili është i papunë që prej shkarkimit nga “Stamford Bridge” në prill. Por Julen, Lopetegui mbetet emri i preferuar. Kampioni i Ligës së Europës me Seviljen thuhet se është përpara emrave të tjerë të kandidatëve, Graham Poter apo Roberto de Zerbi. Spanjolli 57-vjeçar thuhet se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Ten Hag mbetet në postin e tij për momentin, por nëse historia e rezultateve zhgënjyese do të vazhdojë, atëherë pozicioni i tij mund të ndryshojë pas ndeshjes me Liverpulin të dielën në “Anfield Road”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like