Legjendat angleze akuza të rënda italianëve për doping: Nuk ishin të pastër kur luanin me ne

by admin
Spread the love

Dy legjendat angleze Geri Nevill dhe Roi Kin, kanë sulmuar skuadrat italiane se në një periudhë kur ata luanin bashkë, përdornin substanca të palejuara.

Sigurisht, ata nuk e thonë kurrë fjalën doping, por akuzat janë të qarta dhe mjaft të rënda. Gjithashtu sepse vijnë nga dy ish-kampionë të mëdhenj si Gary Neville dhe Roy Keane, shtyllat e Manchester United të Alex Ferguson, kampion evropian në vitin 1999.

Dhe është pikërisht Champions League për të cilën po flasim dhe krahasimi me skuadrat italiane në dekada 1990-2000.

 

Neville, gjatë podcast-it ‘The Overlap’ ngre dyshimin: “Unë mendoj se ka pasur disa skuadra kundër të cilave kemi luajtur, që nuk ishin të pastra. Një herë dola nga fusha kundër një skuadre italiane dhe thashë me vete: “Më falni, por diçka nuk shkon”. Dhe unë e di se disa djem të tjerë ndiheshin njësoj si unë. Nuk mund të përmend emra apo të akuzoj njerëz, por kur shikon prapa dhe shikon se çfarë doli me mjekët e sporteve të tjera…”. Megjithatë, ai shton se për të shkuar më tej duhen prova dhe aludimet nuk mjaftojnë.

Edhe Kean, kapiteni i skuadrës së United, shpjegon: “Kam lodhur veten kundër disa skuadrave, kam dalë i shkatërruar. Pastaj pashë kundërshtarët… disa klube italiane… dhe dukej sikur nuk e kishin luajtur as ndeshjen.”

Ishin pesë skuadra italiane me të cilat Djajtë e Kuq u përballën në ato vite në Evropë: Fiorentina, Interi, Juventusi, Lazio dhe Milani.


Top Channel

You may also like