Lefter Koka kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurisë

by admin
Spread the love

Ish-Ministri Lefter Koka, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për pasurinë e sekuestruar nga drejtësia, ku nëpërmjet këtij rekursi, ish-ministri i arrestuar për çështjen e inceneratorëve kërkon zhbllokimin nga sekuestro të katër 4 pronave, të bllokuara, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit te Fierit.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, për inceneratorin e Fierit, ish-ministrit Koka, i janë sekuestruar katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 milion eurove, shumë e cila përkon me abzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncesioni e inceneratorit të Fierit.

Ky është rasti i dytë që Koka i drejtohet me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë.

Disa muaj më parë rekursi i tij, për zhbllokimin e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbejt” dhe disa pronave të tjera të vëna nën sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit, u rrëzua nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sander Simoni.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai dyshohet se për ndërtimin e Inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ka përfituar ne formë ryshfeti, rreth 4.9 milion euro.

You may also like