LDK: Në Qeverinë Kurti u arrit rekord i ri i importeve të Serbisë

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia ka arritur rekord të ri me importimin në Kosovë.

Me anë të një njoftimi LDK e akuzon për këtë çështje Qeverinë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plot 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri. Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë”.

“Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes. Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe!”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like