​LDK kërkon nga qeveria propozime të reja për tarifat e energjisë

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore për suspendimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të energjisë elekrtrike.

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, në një konferencë për media ka kërkuar nga qeveria që të bëjë propozime tjera sa i përket tarifave të energjisë elektrike, njofton KlanKosova.tv.

Tutje, ai thotë se si LDK e kishin paralajmëruar këtë përfundim kur kanë thënë se është vendim joligjor.

“Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë dhe ka marrë këtë masë mbrojtëse, siguruese për qytetarët e Kosovës. Ne presim si LDK reflektim nga ZRRE-ja dhe njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të vije me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Le të rikujtojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës që LDK ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor, i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo centë të mbi 200 milionë eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar me subvencione për energjinë“, tha ai.

 

You may also like