Lazio hedh pas krahëve humbjen në derbi, mposht në shtëpi Sassuolon

by admin
Spread the love

Lazio ka hedhur pas krahëve humbjen në derbi ndaj Romës dhe është rikthyer te fitorja në javën 31 të Serie A. Ekipi i Sarrit mposhti në shtëpi Sassuolon me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Manuel Lazzari dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Sassuolo e nisi takimin në sulm duke rrezikuar menjëherë portën e Thomas Strakoshës. Megjithatë, goditja e Traore u ndal nga rrjeta e jashtme, ndërsa në tentativën e dytë, Gianluca Scamaça u ndal nga gardiani kuqezi.

Sakaq, Lazzari zbriti me këmbë në tokë Sassuolon në minutën e 17-të. Mbrojtësi i djathtë rikuperoi një top në mesin e fushës dhe i vetëm shkoi deri në limitet e zonës ku më pas arriti edhe të çonte topin në fundin e rrjetës.

Sassuolo nuk u dorëzua, por vazhdoi të sulmonte, ndërsa pak minuta më vonë Davide Frattesin e ndali vetëm shtylla nga goli i baraspeshës. Ndërkohë që me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Lazio arriti të dyfishonte rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me anë të yllit të mesfushës, Sergej Milinkovic-Savic. Ky i fundit realizoi një gol me kokë, ndërsa pozicioni i tij fillimisht u duk i dyshimtë. Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR gjithçka u konsiderua e rregullt.

Në minutat e mbetura, Lazio u përpoq të kontrollonte ndeshjen, por u ndëshkua në minutën e fundit. Ishte Traore ai që arriti të mposhte Strakohëshën duke vulosur edhe rezultatin final në 2-1.

Megjithatë, Lazio doli nga ky takim me tre pikët e kërkuara dhe ngjitet në kuotën e 52 pikëve. Kryeqytetasit ngjiten në vendin e pestë provizorisht duke lënë pas Romën dhe Atalantën. /oversport.tv

SERIE A – Java 31
Lazio – Sassuolo 2-1
Shënues:
Lazzari 17’ , Milinkovic-Savic 51’ / Traore 90+4’

Foto: S.S. Lazio, Twitter

You may also like