Lautaro: Akordi me Interin nuk është i lehtë

by admin
Spread the love

Ndonëse prej ditësh flitet për rinovimin e kontratës së argjentinasit Lautaro Martinez me Interin, megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve.

Kampioni i botës me Argjentinën, është duke bërë sezon të madh me ‘Zikaltërit’, dhe tashmë padyshim se është një nga më të mirët në skuadrën e  Simone Inzaghit.

Martinez duke folur për mediat italiane, ka thënë negociatat me Interin për rinovimin e kontratës së re janë në rrugën e duhur, por sipas tij, ende ka punë për t’u arritur akordi mes dy palëve.

“Akordi nuk është i lehtë për t’u arritur, por ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Martinez.

You may also like