Lashë nënën në spital teksa po jepte shpirt për shkak të një aktiviteti të rëndësishëm

by admin
Spread the love

Irini Qirjako është një nga artistet popullore më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja e dhjetëra hiteve në muzikën popullore ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ me moderatoren Ester Bylyku në RTV Ora, ku ka zbuluar për herë të parë shumë ngjarje të patreguara.

E një prej tyre është edhe momenti më i vështirë në jetën e këngëtares shqiptare, që ka të bëjë me ndarjen nga jeta të nënës së saj në muajin gusht të vitit të kaluar. Irini rrëfeu se për shkak të një aktiviteti të rëndësishëm, asaj i duhet të linte të ëmën në spital, teksa ajo po jepte shpirt dhe të vinte në Tiranë.

Pjesë nga biseda e bërë në emisionin ‘Glamour Zone’:

Ester Bylyku: Gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, cili ka qenë momenti yt më i vështirë?

Irini Qirjako: Kur vdiq nëna ime në Gusht 2022. Unë e lashë nënën në spital. Ajo ishte shumë rëndë. Ajo po jepte shpirt dhe ditën e katërt vdiq, në Athinë. Ndërkohë që mua më duhej të kthehesha në Tiranë sepse atë ditë kisha një aktivitet shumë të rëndësishëm.

You may also like