Lashë në mes shkollën e ndërtimit sepse…

by admin
Spread the love

Artistja e njohur shqiptare, Lazarela Deti ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv, ku ka rrëfyer si rrallë herë jetën e saj të gjatë artistike. Ajo kujton që lidhja e saj me muzikën i ka rrënjët shumë të hershme, qysh në fëmijëri, ku ajo përmend pjesëmarrjet në festivalet e fëmijëve.

Por, nga ajo që rrëfen artistja e dashur, rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi i janë dashur të kalojë shumë vështirësi në jetë, për shkak të kohës së diktaturës e ‘njollave’ në biografi. E mesa duket, kjo gjë nuk e ka lënë Lazarelën të këndojë e të merret me pasionin e saj, por i është dashur të kalojë në teatrin e kukullave.

“E lashë në mes shkollën e ndërtimit pasi nuk doja të bëja gjë tjetër, përveç muzikës”-rrëfen Lazarela Deti në emisionin ‘Esencë’, ndërsa tregon se shumë prej shfaqjeve të teatrit të Korçës kanë si kolonë zanore zërin e saj.

Ndër të tjera, ajo përmend gjithashtu edhe një pjesë që shpesh anashkalohet me një lloj diplomacie, atë që e quan “luftën brenda llojit” konkurrencën mes artistëve. “Në skenë të gjithë duan të jenë të parët”, rrëfeu këngëtarja shqiptare , në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv.

You may also like