Largohet Mbappe? Nuk ka problem, PSG “peshkon” te Barcelona

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain duket e dorëzuar përsa i përket çështjes së Kylian Mbappe.

Francezi është i destinuar për t’u bashkuar me Real Madrid dhe këtë drejtuesit parizienë e dinë mjaft mirë. Ndaj, nga Spanja bëjnë të ditur se kryeqytetasit po mendojnë të shtojnë radhët në repartin e ofensivës dhe së fundmi kanë “hedhur grepat” në organikën e Barcelonës.

I preferuari është Ousmane Dembele i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. Por, kjo klauzolë vlen deri në fundin e korrikut pasi më datë 1 gusht, shumë dyfishohet dhe klauzola shkon në 100 milionë euro.

Pritet që këto ditët e fundit të korrikut të jenë mjaft të nxehta në aksin Barcelona-Paris, me Dembele që është i gatshëm të transferohet në Francë dhe të nisë një aventurë në Ligue 1.

Përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e Parisit janë takuar disa herë në javët e fundit dhe negociatat mes palëve kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse PSG do të paguajë 50 milionë brenda korrikut, apo nëse më pas do të tentojë të negociojë me Barçën për çmimin e sulmuesit.


Top Channel

You may also like