LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër më shumë se tridhjetë vite punë të zellshme

by admin
Spread the love
Mësimdhënësit shqiptarë në Kantonin e Bernës

 

Tani e më se 30 vite, LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë) në Kantonin e Bernës është duke bërë një punë të madhe në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, edhe përkundër vështirësive të mëdha në disa aspekte. Lidhur me këtë, portali Shtegu.com ka kontaktuar veteranin e arsimit në këtë kanton, Veton Dizdarin. Ndër të tjera, ai rrëfen për fillimet e shkollës shqipe në Zvicër, e cila rrënjët i kë në Kantonin Gllarus, me mësuesen e parë Drita Krasniqi.

Në pyetjen se sa është numri i nxënësve shqiptarë që e vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, mësimdhnësi Dizdari shprehet: “Me vijimin e mësimit aspak nuk jemi të kënaqur, duke pasur parasysh se sa e vijojnë e sa nuk vijnë – dallimi është shumë i madh. Për këtë arsye, bëjmë thirrje për çdo familje shqiptare që t`o dërgojnë fëmijët në shkollë”.

Të përkujtojmë se më 14 nëntor 2021, LAPSH e festoi 30-vjetorin e themelimit, ndërsa u promovua edhe libri për punën 30-vjeçare të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër.

Mëtutje, Veton Dizdari ka vetëm fjalë miradie e mirënjohje për përkrahjen e parezervë të institucioneve zvicerane, me ç`rast shkollat ua kanë hapur dyert, ndërsa diku nëpër disa kantone bëjnë edhe finansimin e shkollës. Ajo që është një arritje e veçantë, është fakti se është pranuar edhe nota e mësimdhënësve shqiptarë dhe tani ajo shënohet edhe në dëftesat e shkollës zvicerane, te rubrika gjuhë e huaj. Të etur për arsimin multikombëtar, mësimdhënsit zvicerane gjithnjë marrin pjesë në manifestimet e kolegëve të tyre shqiptarë. “Me fjalë të tjera, pa ndihmën e institucioneve zvicerane, nuk kishim mundur të funksionojmë”, përfundon mësimdhënësi Veton Dizdari, duke ua uruar të gjithë shqiptarëve këtë festë të shenjtë, Ditën e Mësuesit.

Me 22 maj 2022 do të mbahet Kuvendin zgjedhor i LAPSH-it!

You may also like