Laporta: Vazhdon trashëgimia brez pas brezi, edhe Marcos Alonso do luajë për Barçën

by admin
Spread the love

Marcos Alonso, blerja e fundit e kësaj vere e Barcelonës, është prezantuar në “Camp Nou” më prani të presidentit Joan Laporta. Me gëzim e kënaqësi numri një i klubit spanjoll ka thënë:

“Sot është një ditë shumë emocionuese. Kemi shtuar talent dhe kemi kontribuar për ti dhënë vazhdimësi një trashëgimie lojtarësh të Barcelonës. Sepse edhe stërgjyshi dhe babai i Marcos Alonsos kanë luajtur këtu.

Është emocionues fakti që babai i tij është këtu, sepse e duam shumë. Marcos Alonso është një lojtar i gjithanshëm. Një mbrojtës, një anësor, luan edhe në mesfushë. Gjuan shumë mirë edhe goditjet standarte”, ka thënë Laporta. / Oversport.tv

You may also like