Lansohet granti i performancës së komunave, do të përfitojnë 22. 4 milionë euro nga projekti DEMOS

by admin
Spread the love

Është lansuar granti për performancën e komunave,
i cili është organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ku ky program do të
implementohet përgjatë periudhës 2022-2025, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se lansimi i këtij granti të
performancës ka për qëllim përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes demokratike,
menaxhimin dhe shërbimet komunale, duke kontribuar kështu në rritjen e kënaqëshmërisë
së qytetarëve.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit
Lokal, thanë se përmbushja e kritereve të performancës e bën më të mirë jetën e
qytetarëve, ndërsa nga ekzekutivi komunal kërkuan që të jenë fituese të këtij
granti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal
i Kosovës (MAPL), Elbert Krasniqi, tha se ky projekt është për një periudhë
4-vjeçare dhe tregon se faza e parë ka rezultuar e suksesshme.

Tutje, ai tha se është hartuar Projektligji
për Grant dhe Performancë dhe se shumë shpejt do të jetë për votim në kuvend.

“Baza në sistemin e menaxhimit filloi me
zbatimin e konceptit të matjes. Në vitin 2018 e tutje u zhvilluar koncepti i grantit
të përformancës. Me ligjin e ri granti do të jetë i hapur edhe për donator. 150
projekte janë financuar në vitin 2021. Granti për performancë zë vend në prioritetet
afatgjata dhe afatmesme. Është hartuar projektligji për grant dhe performancë
dhe shumë shpejt do të jetë për votim në kuvend. Edhe këtë vit kemi krijuar
mekanizma të re. Me kalimin e ligjit do t’i rishqyrtojmë edhe njëherë indikatorët”,
tha ai.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në
Kosovë, Thomas Szunyog, tha se BE-ja është donatori më i madh në financimin e
qeverisjeve lokale.

Ai tha se objektiv kryesor kanë ofrimin e
shërbimeve në Komuna.

“Urime që jeni zgjedhur si kryetar komunash
dhe iu uroj më të mirën gjatë mandatit. Është një udhëtim sfidues për ju. BE-ja
është donatori më i madh në financimin e qeverisjeve. Objektivi kryesor është
ofrimi i shërbimeve në komuna. Dhe në këtë punë duhet t’i keni burimet e nevojshme
financiare. Si BE jemi të lumtur që jemi pjesë e grupit të donatorëve. Kemi Zvicrën
që janë kryesues të këtij projekti. Granti nuk do të ishte i mundur pa komuna. Asambletë
komunale kanë rol të rëndësishëm në mbikëqyrje e ekzekutivit komunal”, tha ai.

E kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri
Ahmeti, tha se ky grant do t’i ndihmojë komunat që të realizojnë projektet dhe
të ngritët qeverisja lokale.

“Komunat dhe kryetarët e mbështesin projektin Demos. Kjo mbështetje është mundësi e veçantë e komunave që të realizojnë projektet dhe të ngrisim përgjegjshmërinë e komunave dhe të ngritët qeverisja lokale. Asociacioni e ka përkrahur garantin e performancës. Asociacioni e ka mirëpritur edhe ligjin për komuna. Granti i performancës menaxhohet nga pushteti lokal. Një rrethanë tjetër është mos funksionalizimi i OSHP-së. Do të doja që në rrethana të tilla që janë jashtë përgjegjshmërisë së komunave t’i keni parasysh që t’i mundësohet komunave të jenë përfituese të këtij granti”, tha ai.

You may also like