Lakers fiton NBA Cup – Shqip

by admin
Spread the love

Triumfon në edicionin e parë ndaj Indiana Pacers

Los Angeles Lakers fituan edicionin e parë të NBA Cup. Suksesi u arrit në finalen Indiana Pacers që u mbyll me rezultatin 123 – 109.

Lakers udhëhoqën thuajse gjatë të gjithë sfidës së luajtur në Las Vegas. Mbi të gjithë spikati Anthony Davis me 41 pikë të realizuara, ndërsa për LeBron James ishte një tjetër trofe në karrierën e tij të gjatë.

James për kontributin që dha jo vetëm në finale meritoi edhe vlerësimin si Lojtari më i Mirë.

Secili basketbollist kampion në këtë turne mori 500 mijë Dollarë, ndërsa në total janë shpërndarë 18 milion Dollarë.

NBA Cup u zhvillua nga 3 nëntori deri më 9 Dhjetor mes 30 skuadrash fillimisht me sistem grupesh dhe më pas në përballjet me eliminim direkt.

Tv Klan

You may also like