LAJMI I FUNDIT – Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbërmjen e sotme në Kuvend, informon Shqip. Gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu ishte në vendngjarje. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozits maqedonase, Mickoski. Ai për KlanM deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit.

“Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kyetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të dnryshme me plotë deputet. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që të arrihet deri të ndryshimet kushtetuese e një numër prej 80 deputetëve. Këtë e kemi shumë të rëndësishme. Në funksion të kësaj ësht detyra jonë që të takohemi me të gjithë koleglt e të bisedojmë që si mund ta arrijmë këtë qëllim sa më shpejtë. Derisa takohemi në Parlament është çështje e takimeve që kanë të bëjnë me funksionimin dhe arritjen e shumicës së 2/3-ve në Parlament”, deklaroi për Shqip Afrim Gashi duke dalur nga Kuvendi.

Ndërkaq kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki nuk deshi ta pranojë takimin me Gashin. Vetëm shkurtimisht deklaroi se janë përshëndetur.

“Me z. Micevski u takuam foëëm për aktivitetet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në periudhën që po vjen… Me z. Gashi kalimthi u përshëndetëm në korridor”, tha Mickoski.

Takimi në fjalë vjen pas atij që kreu i Alternativës e kishte me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, më herët gjatë ditës, ku siç raportohet, kryeministri ia ka kumtuar Gashit marrëveshjen me ASH-në dhe pozitat që partnerët e koalicionit qeveritar duhet t’i lirojnë për partinë e Taravarit.

Ndërkaq, sonte Alternativa duhet të vendosë se si do të veprojë më tutje dhe a do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës./KlanMacedonia

You may also like