Lajme të mira për Milanin, për sfidën me Frozinonen grumbullohet dhe mesfushori

by admin
Spread the love

Pas 206 ditësh të gjata ndalesë, Ismael Benaser është gati të rikthehet në skuadrën e Stefano Piolit, për ndeshjen e planifikuar për sot në mbrëmje kundër Frozinone në “San Siro”.

Mesfushori algjerian është jashtë fushës që nga 10 maji, kur pësoi një dëmtim në gjurin e të djathtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it kundër Interit. Disa ditë më vonë, ai iu nënshtrua një operacioni në Lion dhe prej dy javësh ka nisur punën më grupin.

Sigurisht, sot për të mund të ketë disa minuta, por qëllimi kryesor i Piolit është ta ambientojë me atmosferën e ndeshjeve. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por diçka e ngjashme është postimi që “Isma” ka bërë në profilin e tij personal në “Instagram”, ku konkretisht shkruante: “Shihemi në ‘San Siro’”.

Tri fjalë, por që lënë pak vend për dyshime, pavarësisht se titullarë do të jenë të tjerë. Kjo do të jetë një dhuratë e bukur për 26-vjetorin, të cilin algjeriani e festoi dje. Sigurisht, ai do të preferonte më shumë një fitore sot ndaj Frozinones, për shkak të momentit që po kalojnë kuqezinjtë, mes humbjes së Champions-it dhe situatës në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

You may also like