Lajme të këqija për Mançester Sitin, Ederson rrezikon të mos luajë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

by admin
Spread the love

Ndeshja e luajtur të dielën në mbrëmje, nëpërmjet Liverpul dhe Mançester Sitit, e mbyllur në barazim 1-1, prodhoi tepër emocion dhe spektakël për publikun në shkallët e “Anfield”. Megjithatë, ekipi i Pep Guardiolës nuk ka dalë shumë i kënaqur nga qyteti i Liverpulit, ku përveç se nuk arritën të fitonin, panë edhe portierin e tyre Ederson të largohej nga fusha e lojës në minutën e 56’ të lojës pasi pësoi një lëndim të rëndë nga përplasja me Darvin Nunjez.

Mësohet se tashmë braziliani do të qëndrojë larg fushave të lojës për rreth një muaj. Falë këtij lëndimi tanimë numri 1 i portës së “qytetarëve” do të mungojë në disa ndeshje shumë të rëndësishme, duke mos mundur dot të jap kontributin e tij për ekipin.

Tashmë e sigurt është së nuk do mund të luajë në ndeshjen kundër Njukasëll gjatë kësaj fundjave, për FA Cup. Gjithashtu ai mund të mungojë edhe në ndeshjen kundër Arsenal, një duel deçiziv për fatin e kampionatit, që zhvillohet më 31 mars.

PANORAMASPORT.AL

You may also like