Lajme të këqija nga Brazili, trupi i Pele nuk i përgjigjet kimioterapisë  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lajme të këqija vijnë nga Brazili për sa i përket gjendjes shëndetësore të legjendës Pele. Sipas asaj që raporton “A Folha”, trupi i ylli brazilian nuk po i përgjigjet më kimioterapisë të cilës i është nënshtruar që prej shtatorit të kaluar pas operimit për një tumor në zorrën e trashë.

Për këtë arsye, Pele është transferuar në repartin e kurave paliative, një repart më i specializuar që përveç trajnetimit me medikamente, ndihmon edhe nga ana psikologjike për të ulur dhimbjet dhe stresin që mund të kalojë pacienti. Pele do të qëndrojë në spitalin Albert Einstein ku gjendet prej të mërkurës së 30 nëntorit. Në rast se kjo gjë konfirmohet, atëherë është një tregues i qartë për përkeqësimin e gjendjes klinike të Pele.

Megjithatë, vetë spitali Albert Einstain në Sao Paolo, nuk ka komentuar mbi lajmin e përhapur në media duke ruajtur totalisht privatësinë e legjendës braziliane të futbollit. Ndërkohë që ditë më parë ka qenë vetë Pele i cili konfirmoi për fansat e tij se gjithçka është nën kontroll dhe ndodhej në spital vetëm për një vizitë rutinë.

Pele ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për problemet me shëndetin e tij, por në të gjitha rastet ka qenë vetë 82-vjeçari që ka qetësuar fansat se nuk ka asgjë serioze. /oversport.tv

Foto: Pele, Twitter

You may also like