Lajm i trishtë për Valbona Memën, ndahet nga jeta motra e këngëtares

by admin
Spread the love

Pak javë pasi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka humbur motrën e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë lajmin e kobshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Valbona ka publikuar një foto ku i mban dorën motrës së saj, ndërsa shkruan mbi foto: “Pusho e qetë motra ime”.

Kujtojmë se Valbona Mema la në gjysmë aventurën e saj në Big Brother Vip, duke u larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës.

Bona ishte një nga banoret më interesante të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP.

You may also like