Lajm i hidhur/ Ndërron jetë futbollisti legjendar i Besës së Pejës

by admin
Spread the love

Një Lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin kosovar e në veçanti për futbollin pejan.

Siç raportoi ‘Njeshi’ gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, futbollisti i njohur pejan i brezit të Republikës, Eroll Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani i K.F. ‘Besa’, Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ja doli ti mbijetoj, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kanada, prej ku jetonte tash e disa vite.

Eroll Krasniqi ka lindur më 20 Prill të vitit 1967 në Pejë. Ishte 54 vjeçar.

Eroll Krasniqi, në fushën e gjelbër shquhej dhe shkëlqente si mesfushor i krahut të majtë, por që i suksesshëm ishte në të gjitha pozicionet.

Me rastin e vdekjes së Eroll Krasniqit, futbolli pejan ka rënë në zi.

You may also like