Lajçaku i vlerëson produktive diskutimet me Bislimin e Petkoviqin, por thotë se duhen më shumë konsultime – Shqip

by admin
Spread the love

Në fillim të kësaj jave, Lajçaku u takua me Petkoviqin në Bruksel, ku diskutuan për Asociacionin, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, të mërkurën, emisari evropian ka zhvilluar një video-konferencë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin tha se ka biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.

Ndonëse, Lajçak, theksoi se konsultimet në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme.

“Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje”, shkroi Lajçak.

“Të mërkurën, fola në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”.

You may also like