Lajçak: U takova me Kurtin në Greqi për takimin e 2 majit

by admin
Spread the love

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin kosovar Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Greqi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e 2 majit në Bruksel.

“U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajçak po ashtu tha se javën e përmbylli në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës.

“Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Ëebster. Në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe e mbylla javën time me diell në Greqi, ku mora pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi në qytetin antik Delphi. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit”, ka shkruar Lajçak.

You may also like