Lajçak takon Kurtin e Osmanin, kërkon zbatimin e “Ohrit” – Shqip

by admin
Spread the love

Vendimi i Bankës Qendrore për ndalimin në qarkullim të valutës serbe dinar në Kosovë ishte tema kryesore e takimit që zgjati tri orë ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

BE-ja dhe SHB A-ja kanë kërkuar moszbatimin e këtij vendimi për një kohë duke e quajtur si periudhë të tranzicionit. Pas takimit emisari i BE-së tha se nesër do të bëhen të ditura detajet për këtë çështje.

Kanë diskutuar edhe për sulmin e Banjskës ndërsa tha se BE nuk po kryen hetime, por vetëm po merr informata.

Miroslav Lajçak: Sulmi i Banjskës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.

Tha të ketë pasur pak progres në pikëpamjen më të gjerë të procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Do të analizojmë çfarë dëgjova nga Vuçiç dhe Kurti dhe do të informojë lidershipin e BE-së, bashkë me disa rekomandime të miat, dhe do të përgatisim hapat e radhës për dialogun para zgjedhjeve. Procesi i normalizimi duhet të vazhdojë sepse përfitojnë njerëzit që jetojnë këtu”.

Në takim me presidenten Osmani kjo e fundit i ka shprehur atij shqetësim për disa dispozita të draftit të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe ndërsa ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Tv Klan

You may also like