Lacio e Hysajt do të përballet me Bajernin në Champions, Lotito: Është një ndër skuadrat më të forta, por luftojmë deri në fund

by admin
Spread the love

Lacio e Elseid Hysajt do të përballet me Bajernin e Mynihut në fazën e 1/16-ave në Ligën e Kampioneve. Djali i Klaudio Lotito, Enriko i cili mban dhe rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Sektorit të Rinisë së bardhekaltërve ka folur për “Mediaset”.

“Bajern Mynih është një nga skuadrat më të forta që mund të përballeshim. Por ne jemi këtu me meritë, do të luftojmë deri në fund për të thënë fjalën tonë.”

Pse po shohim një Lacio të ndryshëm në kampionat krahasuar me Championsin? 

“Në Serie A nuk po bëjmë mirë, skuadra duhet të bëjë më mirë për t’u ngjitur në pozicione. Gjithsesi në Europë gjërat kanë ecur mirë deri tani dhe ne do të përpiqemi të përsërisim veten, edhe nëse kemi përpara një kundërshtar ekspert në këtë kompeticion”, përfundoi Enriko Lotito, i pranishëm në Nion duke përfaqësuar Lacion.

PANORAMASPORT.AL

You may also like