Laçi ia shtyn sërish festën Tiranës, Partizani çon në humnerë Dinamon

by admin
Spread the love

Nuk ka festë sërish për Tiranën! Laçi i ka mposhtur me rezultatin 1-0, në një ndeshje mjaft të luftuar që të dyja skuadrat e kishin vlerësuar. Vetëm një pikë i duhej skuadrës së Orges Shehit, për të ngritur titullin kampion matematikisht.

Goli i Guindo sot vendosi fatet e ndeshjes. Sulmuesi i Laçit ishte fantastik me një goditje në trekëndësh në hyrje të zonës së rreptësisë.

Lojtari nga Mali dhe Malota iu afruan më pas golit të dytë, kurse Tirana në krahun tjetër provoi disa herë me Seferin, Limajn, Hoxhallarin me goditje dënimi dhe Gjumsin.

Ky i fundit në pjesën e dytë mund të kishte shënuar një kryevepër me roveshatë në pjesën e dytë, por Dajsinani e ndali, sikurse bëri edhe me Seferin në një rast tjetër. Shehu dhe Velkoski për Laçin kishin mundësinë ta mbyllin ndeshjen me rastet e tyre.

Në kryeqytet Partizani mundi Dinamon në derbi 3-1 dhe janë ngjitur për momentin në vendin e tretë, në pritje të sfidës Teuta-Kukësi. “Demat” ia dolën edhe me një lojtar më pak, nga minuta e 38-të.

Partizani shënoi dy gol atë shpejtë pas gjysmë ore lojë. Stenio Junior e zhbllokoi ndeshjen, kurse Tedi Cara më pas dyfishoi. Matondo shkaktoi një penallti dhe doli me karton të kuq në minutën e 38-të.

Ibraimi nuk gaboi dhe e hapi ndeshjen. Dinamo me një lojtarë më shumë krijoi raste të mira shënimi, por nuk realizoi dot. Në fund të ndeshjes Cara shënoi edhe golin e tretë për Partizanin.

Kategoria Superiore – JAVA 31

Laçi-Tirana 1-0
Shënues:
Guindo 14’

Partizani-Dinamo 3-1
Shënues:
Stenio Junior 26’, Cara 30’, 91’ / Ibraimi (pen.) 38’

You may also like