Kylian Mbappe vazhdon me ecurin impresive të golave – i jep fitoren PSG ndaj Angers

by admin
Spread the love

PSG ka arritur të triumfojë ndaj skuadrës së Angers, duke u kthyer nga disavantazhi në pjesën e parë, me dy gola në pjesën e dytë për rezultatin final 2-1.

Golin hapës të ndeshjes e shënoi Angelo Fulgini në minutën e 36-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

PSG përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy të tillë.

Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të nga një asistim i Mbappes, gjersa Mbappe e dyfishoi epërsinë në minutën e 87-të duke realizuar nga pika e penalltisë dhe duke i sjellur fitoren parisienëve.

Me këtë fitore PSG tani arrijnë plot 27 pikë pas 10 xhirosh, duke fituar nëntë ndeshje dhe humbur një. 

GOLAT E NDESHJES:

You may also like