Kyle Walker zbulon prapaskenat se si ishte vetëm një hap larg transferimit te Bayerni

by admin
Spread the love

Kyle Walker është rikthyer të flas për verën e vitit 2023 kur ishte vetëm një hap pranë transferimit te gjiganti gjerman Bayern Munich.

Kapiteni i Manchester Cityt ka zbuluar prapaskenat se si ishte duke u transferuar në Munich, por në fund gjithçka dështoi.

Reprezentuesi anglez tha se nuk donte kurrë të largohet nga City, por vendosi për tu larguar për shkak se kishte tradhtuar gruan e tij dhe donte të ishte i qetë.

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Manchester City. Jemi skuadra më e mirë në botë, unë doja vetëm të largohesha nga Anglia. E dija që në media do të bëhej shumë “zhurmë” për mua. Isha pranë transferimit te Bayern Munich, një klub i madh”.

“Por, në fund nuk munda të braktisja gjithçka. Jam ende në Angli dhe pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve, unë ende mund të takoj fëmijët e mi dhe të dërgoj djalin tim në futboll. Në Gjermani nuk do të mund ta kisha bërë diçka të tillë”, deklaroi Walker.

Tutje anglezi foli edhe për raportin e tij me trajnerin Pep Guardiola dhe besimin që i ka dhënë tekniku spanjoll gjithmonë.

“Guardiola nuk e dinte se çfarë po ndodhte me jetën time. Nuk e lajmërova sepse ai do të mendonte se nuk do të isha në gjendjen e duhur psikologjike për të luajtur futboll. Por, tani nuk kam mjaftueshëm fjalë për ta falënderuar sepse më mirëkuptoi. Në këto katër vite më ka besuar gjithnjë”, u shpreh Walker.

You may also like