“Ky lojtar nuk preket”, ultrasit e Interit paralajmërojnë Zhang me një banderolë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PSG vazhdon të ushtrojë presion për blerjen e Milan Skriniar, por Interi vijon t’i rezistojë ofertave të kampionëve të Francës.

Qendërmbrojtësi sllovak është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Simone Inzaghit dhe një nga të preferuarit e tifozëve.

Objektivi Bremer u sfumua, mbrojtësi brazilian zgjodhi Juventusin, ndërkohë që ultrasit zikaltër kanë një mesazh për presidentin Zhang nëpërmjet një mesazhi në një pankartë të shfaqur në zyrat e klubit.

Pakte të qarta, miqësi e gjatë. Skriniar nuk preket”, lexohet në pankartën e “Curva Nord”, të cilët kërkojnë me çdo kusht qëndrimin e 27-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.

Shqip shkruan se populli interist është i shqetësuar, pasi klubi humbi në pak ditë dy objektiva si Bremer dhe Paulo Dybala, ndërkohë që tani i frikësohen humbjes së liderit të prapavijës.

Ndërkohë, presidenti Zhang humbi 255 milionë euro një çështje gjyqësore kundër disa kreditorëve nga Hong Kongu dhe tani duhet t’ju paguajë atyre një shifër që shkon në 255 milionë euro.


Top Channel

You may also like