Ky është reagimi i parë i Fifit pas zyrtarizimit të lidhjes – Shqip

by admin
Spread the love

21:00 | 6 Shkurt 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, së fundi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.

Kjo lidhje u përfol shumë pasi Adisi, është ish partneri i modeles, Adrola Dushit, shkruan lajmi.net.

Gjithçka u bë e qartë mbrëmë kur çifti shkëmbyen puthje e përkëdhelje publikisht gjatë një koncerti.

Por edhe Fifi ka bërë reagimin e parë pas lajmeve të shumta për lidhjen.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka dërguar një mesazh për gjendjen e saj emocionale të momentit.

‘Shpirt i lumtur, jetë e lumtur’, ka shkruar ajo krah fotos së postuar. /Shqip/


You may also like