‘Ky është mashtrim’, Hyseni kapet keq me Bora Zemanin: Pse nuk i nxjerr mesazhet?

by admin
Spread the love

Hysen Ramaj i ftuar në emisionin “Glamour Zone” iu kundërpërgjigj akuzave se ka dashur të detyrojë Alvisën të largohet nga “Përputhen”, duke i dërguar mesazh kërcënues.

Hyseni e quajti mashtrim këtë dhe akuzoi Bora Zemanin se ka gënjyer pasi nuk i tregoi mesazhet.

Ester Bylyku: Ke thënë që është hedhur balt mbi emrin tënd dhe janë thënë mashtrime. Më trego 3 mashtrime dhe përgënjeshtroji këtu.

Hysen Ramaj: Mashtrimi i parë është që prezantuesja e emisionit (Bora Zemani), doli dhe tha që në telefonin e vajzës në fjalë (Alvisës), ka ardhur një video dhe shoqëruar me videon, ka qenë dhe mesazhi : ‘Hiq dorë nga programi ose këto video do të publikohen’.

Ester Bylyku: Mesazhi ka qenë nga ty?

Hysen Ramaj: Po, gjoja e kam dërguar unë vajzës (Alvisës). Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pse nuk e publikuan? Pse nuk e nxorën? Kjo nuk ka ndodhur. Ky ishte mashtrimi i parë.

Hyseni akuzoi dhe autoren e “Përputhen”, Olsa Muhameti se ka mësuar Alvisën të flasë për dhunë.

“Një nga mashtrimet është dhuna. Sepse jam shumë i sigurtë që e ka inskenuar autorja e programit (Olsa Muhameti), ajo e ka mësuar vajzën (Alvisën) të flas për dhunën, sepse gjatë lidhjes ne nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dhunën, jo më të ndodh. Por për interesat e saj, sepse donte t’i mbante në program personazhet (Alvisën dhe Bashkimin), i ka thënë të përdor fjalën dhunë, që çdo gjë të shkojë te dhuna dhe jo te vërteta”, tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like