Ky është kosovari që po sfidon veten në reallity-shoun suedez – Shqip

by admin
Spread the love

11:51 | 11 Shkurt 2022

Formati i Big Brother në Suedi erdhi në versionin e një ferme.

Pjesë e këtij reality show u bë edhe një shqiptar, i cili tashmë ka marrë vëmendjen e shikuesve skandinav.

“Farmen”, ose ferma, e prodhuar nga TV4 është një reallity-shou ku 17 të rinj, mes të cilëve dhe Arlind Klimenta, nga Kosova aktualisht banues në Halmstad, do të duhet të jetojnë çdo ditë si në një fermë, pa internet, pa ujë dhe pa elektricitet.

Pak a shumë, i ngjashëm me formatin Big Brother dhe nën vëzhgimin e kamerave, konkurentët duhet të kalojnë sfidat deri në finalen e madhe, teksa në Suedi më 9 janar të këtij viti filloi dhe edicioni i 14-të i “Farmen”.

Arlind Klimenta, që ka qenë i pranishëm që në ditën e parë, ka fituar simpatinë e publikut, për paraqitjen e tij të veçantë, të përafërt me të një fermeri por dhe për sfidat e fituara, teksa pas pesë eliminimeve të para, vazhdon të qëndrojë ende në fermë, dhe cilësohet si një prej pretendentëve kryesorë për fitoren përfundimtare të këtij çmimi.

Duke qenë shqiptari i vetëm pjesëmarrës në edicionin e këtij viti, Arlindi ka fituar jo vetëm mbështetjen e shqiptarëve në Suedi, por dhe të vetë suedezëve dhe falë lojës së tij, po arrin të tregojë cilësitë më të mirë, të një fermeri shqiptar, duke krijuar dhe një imazh shumë pozitiv dhe për komunitetin e shqiptarëve të pranishëm në Suedi.

You may also like