Ky është çifti shqiptaro-kinez që i bashkon dashuria për muzikën

by admin
Spread the love

Alex Selimaj dhe Wei Sun janë një çift shumë interesant, të cilët reflektojnë një mirësi që në pamje të parë.

Ai është nga trevat shqiptare të Malit të Zi, ndërsa ajo është nga Kina.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti treguan dashurinë e tyre dhe pasionin e përbashkët të muzikës që i bashkon.

“Unë nuk kam aspak lidhje me muzikën, kur isha fëmijë në Jugosllavi më pëlqen muzika shqipe, ndonëse e kishim të ndaluar.

Pas shumë vitesh bleva një çifteli dhe e mësova vetë, pa pasur nevojë të shkoja në ndonjë kurs”, tha Aleksi.

“Mua më duket një super burrë, më pëlqen mënyra se si ecën, mënyra si kujdeset për mua më pëlqeu shumë.

Unë gatuaj më shumë, ndërsa detyra e tij është të lajë enët më vonë. Unë e njoh flinë, po nuk di si ta gatuaj”, u shpreh Wei.

“Unë jam shumë i lidhur me vendlindjen time. Fati deshi që unë mos të njihja një femër në trojet tona.

Kështu që rastësisht njoha Way, na u puq biseda dhe jemi bashkë”, shtoi Aleksi.


You may also like