Kuzeska: Skandal me nepotizëm në komunën e Ohrit

by admin
Spread the love

LSDM e akuzon VMRO-në dhe kryetarin e tyre në Ohër, se kanë bërë nepotizëm. Përmes një siç e quajtën ata skandali, kryetari Kirill Pecakov, ka punësuar familjarë, miq si dhe familjarë dhe të afërt të anëtarëve të DPMNE-së në Ohër. Duke i treguar me emra dhe mbiemra, vendin e punësimeve, deputetja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, thotë se në VMRO ende nuk ka ndryshuar asgjë.
“Shikojeni këtë skemë të nepotizmit të DPMNE-së dhe Pecakov në Ohër. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, e pamë edhe në Shkup, nepotizmi, punësimet partiake dhe familjare në kurriz të qytetarëve, janë veçori e tyre. Vota për DPMNE-në është votë për kthim prapa, që nënkupton strehimin e kuadrove partiake, të afërmve dhe miqve të të zgjedhurve të kësaj partie” ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, deputete e LSDM-së.

MARKETING



You may also like