Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë, ja për çfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë për hapjen e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar

Qendra është e vendosur në anën greke të kufirit dhe do të ketë specialistë nga të dy vendet.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan të hënën një marrëveshje për funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve. Marrëveshja e për hapjen e qendrës u nënshkrua nga Zv-Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj dhe homologu grek Lefteris Ikonomu dhe parashikon vendosjen e një trupe të përbashkët policore dhe doganore në mjediset e qendrës në anë greke të kufirit.

Marrëveshja e përbashkët parashikon bashkëpunimin policor dhe doganor dhe shkëmbim të informacioneve që lidhen me forma të ndryshme të krimit në kufijtë e të dy vendeve. Sipas marrëveshjes në fushat e bashkëpunimit dhe autoriteti veprues të qendrës përfshihet bashkëpunimi për të goditur transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike apo armëve, bashkëpunimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj, luftimi migracionit të paligjshëm, zbulimi dhe goditja e autorëve të shkeljeve që lidhe me procedurat doganore dhe kufitare.

You may also like