Kuvendi i 11 dhjetorit do të shkarkojë Lulzim Bashën? Tritan Shehu paralajmëron zhvillime të reja

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike. Shehu njeh vetëm Kuvendin e thirrur më 11 dhjetor por të cilën thotë se do të marrë vendime të rëndësishme.

“Kriza ka hyrë në rrugën e zgjidhjes por një etapë shumë e rëndësishme për formalizimin e problemeve brenda PD është kongresi i PD, Kuvendi Kombëtar i cili më 11 dhjetor do të bëjë ndryshime statuaro. Do të rritë forcën e peshës së bazës, forcimi i rolit të degëve dhe elementë të tjerë që lidhen me aneancën e PD. PD duhet të mbledhë gjithë aleatët kundër këtij regjimi të Edi Ramës.

18 dhjetor? Kuvend ka vetëm një në 11 dhjetor, sepse janë mirë delegatë që kanë depozituar në selinë e PD kërkesën për Kuvendin e PD duke e bërë të detyrueshme, janë mbi 4200 firma. Ato fletë nuk janë të thjeshta por janë subjekte sepse çdo fletë është një aleat luftëtar i PD, i cili përpiqet për të vënë në jetë planin e PD, pas atyre fletëve është një njeri nuk mund të shkelen me këmbë. Mund ti verifikojnë në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Ju siguroj që ato janë autentike, i dinë qarqet, degët, janë lehtësisht të verifikueshme. Verifikimin final do ta bëjë komisioni për verifikimin e mandateve në datën 11 dhjetor. Nuk do të jenë vetëm delegatët që kanë firmosu por edhe të tjerët, të gjithë janë të mirëpritur.

Do të shkosh në 18 dhjetor? Çështë kjo Kuvend? Prevalon kërkesa nga mijëra delegatë më 11 dhjetor. Thirrja e kongresit tjetër nga kjo kryesi nga kryetari për mua prevalon data 11 dhjetor. Se cfarë do ndodhi pas datës 11 është një cështje që nuk e them dot. Më Kongres do të merret vendim i rëndësishëm, mund të fillojnë protesta, janë vendime dhe hapa që merren në atë kongres. Ai vendos çfarë do të bëhet me hapat e PD pas datës 11. Kongresi nuk thirret nga kryetari por nga delegatët. Edhe Basha do të vijë më 11 dhjetor, nëse nuk ka vullnet nuk mund të ndodhë që të injorohen 4200 delegatë që kanë firmosur. ¼ e delegatëve mund të mbledhë Kuvendin.

Kongresi i 11 do të shkarkojë Bashën? Unë nuk mund të parashikoj, por do të pres Kongresin që do të marrë vendimet e veta për të ardhmen. Mos ngarrohemi kot. Kush do të bëjë kongres më vonë le të vijë aty dhe të mbledhë qytetarët. Hera e parë që kongresi mblidhet pasi kërkohet nga baza dhe anëtarësi dhe jo nga kryetari. PD po e kalon krizën me një element të rëndësishëm, nga shkundja që iu bë asaj duke filluar nga anëtarët që filluan të lëvizin. Kjo më bën optimist mua. Një gjenerator i rëndësishëm i lëvizjes ishte foltorja dhe iniciativa që kanë marrë anëtarët e PD. PD po vendoset në lëvizje dhe nuk do të ketë asnjë regjim që mund ta ndalojë. Keni nevojë të bashkojmë të gjithë kundër këtij regjimi, diversiteti të respektohet prandaj duhen fraksione të ndryshme. Këto fraksione e PD i kam kërkuar që në 1999 dhe do ti miratojmë tani”, tha Shehu për “Fax News”.

You may also like