Kuvendi do ta vazhdojë debatin për shkarkim të tre ministrave nga Alternativa – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetët sot prej orës 11 duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 104-t në të cilën për të katërtën ditë do të debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicionin qeveritar hyn partia Aleanca për shqiptarët.

Sipas propozimit të Qeverisë, duhet të shkarkohen ministrat nga Alternativa – Bekim Sali i SHëndetësisë, Admirim Aliti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën.

Për ministra të rinj, kryeministri i propozoi, Krenar Llogën për Drejtësi, Fatmir Mexhitin për Shëndetësi, Azir Aliun për Shoqëri Informatike dhe Administratë, që të tre nga Aleanca për shqiptarët dhe Kaja Shukova nga LSDM për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor.

Në mbledhjen paraprake Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë dhe të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hpësinor, Nikolla Tupançevski dhe Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Agim Nuhiu dhe Vlladimir Rendevski.

Në rend dite të mbledhjes së 104-të janë edhe Propozimi për zgjehdje të anëtarëve të Qeberisë, Porpozimi për shkarkim të zëvendësministrave dhe Propozimi për emërim të zëvendësministrave.

Në ditën e parë të debatit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke e arsyetuar vendimin për rikonstruim të Qeverisë, theksoi se shtetit i duhet shumicë stabile e cila do të mundësojë zhvillim të shpejtë dhe përparim.

Gjatë tre ditëve të kaluara deputteët nga pushteti dhe opozita polemizuan për politikat e Qeverisë, e cila për deputetët e VMRO-DPMNE-së është “koalicion Pazar 3”, dhe “Qeveri shit-blej sot për nesër”.

Ata reaguan se kryeministri Kovaçevski në ekspozenë nuk arsyetoi asnjë shkak për shkarkim të ministrave, por foli “për integrimin evropian dhe frenuesin VMRO-DPMNE”. Sipa opozitarëve, ndërrimi i resorëve që i pati Alternativa është vetëm trehti dhe prandaj “u ka kaluar vlera e përdorimit”.

Për Aleancën për shqiptarët (SHA), ndërkaq, e cila në Parlament ka tetë deputetë, hyrja në koalicionin qeveritar ësht për shkak të së ardhmes evropiane të shtetit.

Në përkujtimin e deputetëve opozitarë se çfarë ishin qëndrimet e ASH-së ndaj BDI-së, me të cilin do të jenë në koalicion, deputeti nga ASH Halil Snopçe tha se “nuk i vjen keq” për atë që e ka thënë.

“Nuk na vjen keq për atë që e kemi thënë. Nuk vdes kauza jonë, por do të vdesë perspektiva eurointegruese, Ndërsa ky është vit kyç. me pjesëmarrjen tonë në Qeveri, ne japim shpresë për të ardhme evropiane të shtetit”, tha Snopçe. /MIA

You may also like