Kushtetuesja vendos sot fatin e tij, Presidenti Meta zbulon kush do ta përfaqësojë në gjykatë

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta ka bërë reagimin e tij të parë në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata Kushtetuese, për shkarkimin apo jo të tij. Teksa poston një foto, Meta zbulon dhe personat që do të përfaqësojnë presidentin në Kushtetuese.

Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta, ndërkohë që postimin e tij e shoqëron me dy gishtat lart.

Bëhet fjalë për Këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.

Seanca pritet që të nisë në orën 10:00, ku vetë presidenti Meta ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit politik, që presidenti i vendit çohet në Gjykatën Kushtetuese dhe shkarkohet nga Kuvendi.

You may also like