Kush po e kopjon emisionin dhe idetë e moderatorit Labinot Gashi?

by admin
Spread the love

Tash e sa vite është ndër të preferuarit nga gjithë moderatorët, e që ishte ndër të parët me idetë në emisionet e tij të cilat sot shumë të tjerë po mundohen t’i kopjojnë, shkruan Kosovarja.

Emisioni dhe skena nga vëllezërit Veshaj, nuk është e panjohur për të gjithë ata që me vite ndjekin emisionet e Labit.

Tashmë 19 vite, në emisionin 1 Kafe me Labin, të përkujton në skenat dhe idetë si; dorezat e boksit, bjeri ose përgjigju në pyetje, tavolina ballë për ballë e shumë ide tjera të realizuara nga moderatori kosovar.

E sot, këto të lartpërmendurat i shohim tek emisioni i vëllezërve Veshaj e që më herët janë parë edhe tek emisioni i Luana Vjollcës por që moderatorja në fjalë ishte treguar korrekte që nga fillimi duke treguar se disa nga idetë ishin të marra nga “1 kafe me Labin”, deri sa vëllezërit në fjalë e thonë të kundërtën duke u thirrur se janë idetë e tyre.


You may also like