Kurti zbulon pllakën përkujtimore në Shtuticë të Drenasit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Abin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas homazheve në Marinë, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit.

Duke kujtuar 274 dëshmorët dhe martirët, Kurti tha se në zonën e Vërbovcit dhe Shtuticës në Drenicë gjatë ofensivës së 30 prillit mbetën të vdekur dhjetëra shqiptarë të cilët e donin tokën e tyre dhe donin të jetonin të lirë e në paqe.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës vepronte për të çliruar Kosovën në tokë në çdo pëllëmbë të atdheut tonë, ndërkaq avionët e NATO-s goditnin caqet e forcave ushtarake e policore të Serbisë e Jugosllavisë së Millosheviqit. Por në mëngjesin e 30 prillit, kur forcat serbe sulmuan fshatrat e Shtuticës, Vërbovcit, Baksit dhe zonat përreth, kishte një numër të madh të njerëzve të cilët aso kohe patën ardhur nga fshatrat tjerë që të strehohen në zonën e Vërbovcit”, tha Kurti.

Kurti, pas homazheve në Marinë dhe zbulimit të pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like